TIRANE - Kryetari i Këshillit bashkiak të Tiranës Njazi Kosovrasti ka njoftuar dorëheqjen e tij në mbledhjen e sotme të këtij këshilli ku ishin të pranishëm vetëm anëtarëve të djathtë. Ai ka deklaruar se dorëheqjen e ka dhënë në 26 shtator tek kryebashkiaku Basha. Në sallë ndodheshin 14 të djathtë,  drejtuar nga zv.kryetari Zamir Ndroqi.

Këshilltarët e majtë, që tani përbëjnë shumicën, kanë njoftuar se do të mblidhen nesër, por Kosovrasti e ka konsideruar mbledhjen e tyre si të paligjshme. Këshilltari Ferdinand Poni gjithashtu ka deklaruar se "veprimet e të majtëve janë atentat ndaj institucionit."

Ndërkohë, kryetari i grupit të të majtëve, Aldrin Dalipi ka njoftuar nëpërmjet Twitter-it se "nesër, shumica fton në mbledhjen e Këshillit, pakicën. Eshtë koha për të lënë pas komplekset politike, t'i shërbejmë qytetarëve,"- shkruan ai.

"Dorëheqja e ish-kryetarit të shkarkuar Kosovrasti dhe "leksioni ligjor","-  sipas Dalipit, - "janë pa vlerë. Qytetarët e Tiranës nuk dëgjuan ndjesë për 4 muaj pa këshill!"
dalipi
Redaksia online
(armanda.shtëmbari/shqiptarja.com)