TIRANË- Një tjetër rast i dhunës seksuale është zbuluar vetëm pak ditë nga ngjarja e rëndë në Vlorë, ku tre të rinj në Vlorë përdhunuan në grup një 26 vjeçare.
Një 28-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj të dashurës së tij, si edhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj.
Në pranga ka rënë Endri Gjinaj. Burime bëjnë me dije se i riu dhe vajza ishin në lidhje prej 2 muajsh. Ditën e djeshme, 30 tetor, të dy kanë qenë në Durrës dhe pasi u kthyen në banesë u konfliktuan për shkak të një telefonate nga ish e dashura e djalit, njëkohësisht ish-shoqe e vajzës.
Konflikti agravoi më pas deri në dhunë dhe i riu gjatë kësaj kohe ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Vajza u dërgua në spital nga vetë djali pasi u ndje keq dhe aty është pyetur për shenjat e dhunës në fytyrë nga mjekët, të cilët sinjalizuan policinë.
I pyetur për dhunën, 28-vjecari Gjonaj nuk ka dhënë koment por pas kontrollit të banesës policia konstatoi njolla gjaku dhe kanabis sattiva.