TIRANË - Dy persona janë arrestua nga policia në kryeqytet pasi kishin kultivuar bimë narkotike në një parcel në pyllin e fshatit Pllan, pranë Tiranës. Si pasojë e kontrolleve të Komisariatit nr.4 të Tiranës, u finalizua operacioni ‘Plani’ në vijim të megaoperacionit ‘Sundimi i ligjit’ dhe ‘territor i pastër’.
U bë e mundur kapja në flagrancë e V.J., 66 vjeç dhe T.T., 32 vjeç, banues në Zall-Bastar. Ndërkohë po vijon puna për kapjen e A.K., 41 vjeç.
'Si rezultat i tij u arrestuan në flagrancë shtetasit V. J., 66 vjeç, T. T., 32 vjeç, banues në Zall-Bastar, si dhe punohet për kapjen e shtetasit A. K., 41 vjeç.', thuhet në njoftimin e policisë.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin kishin mbjellur në parcelën e Pllanës. Policia sekuestroi lëndën e dyshuar narkotike kanabis të gjetur.
Ndërkohë në banesën e V.J., u gjetën dhe sekuestruan 4 armë (1 çifte, 3 armë zjarri karabinë), 4 kallëp me lëndë të dyshuar eksplozive, 18 krëhëra automatiku, sasi municioni luftarak, 2 kundërgaze, 2 thika, 2 aparate celulare, dhe shuma parash.
Materialet proceduriale i janë kaluar Prokurorisë.