TIRANE- Makina me të cilën udhëtonte 50-vjeçari nga Lezha Genc Prenga, i cili dje kundërshtoi forcat e policisë, rezulton e vjedhur. Një ditë më parë, Prenga nuk i është përgjigjur urdhrit të policisë rrugore për të ndaluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytetet, madje ka tentuar t’i përplasë efektivët.
Vetëm pak minuta më vonë, uniformat blu kanë bërë të mundur arrestimin e tij pranë “Shallvareve”, por pas hetimit ka rezultuar se makina me të cilën lëvizte 50-vjeçari, e tipit “Benz” me targë AA171CV ishte vjedhur mëngjesin e djeshëm në Lezhë.
Përveç akuzës së “kundërshtimit të policisë”, mbi 50-vjeçari Genc Prenga tashmë rëndon edhe akuza për vjedhje.
Ndërkaq, materialet në ngarkim të 50-vjeçarit i kanë kaluar Prokurorisë për procedim të mëtejshëm penal.
“A1 Report” përcolli dje pamjet ekskluzive të momentit kur 50-vjeçari u largua me shpejtësi më makinën e tij pas urdhrit të policisë për të ndaluar dhe madje tentoi të përplasë efektivët. Në videon ekskluzive shfaqet edhe momenti teksa Penga bën rezistencë edhe gjatë momentit të prangosjes.
/Shqiptarja.com

Video Ekskluzive/Kundërshtoi patrullën...i reziston arrestimit!