Automjetet që do të pakohen gabim në Tiranë do të largohen nga Policia Rrugore me karrotrec, me qëllim uljen e trafikut nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit.
Burime nga Rrugorja bëjnë me dije se 40% i trafikut në Tiranë krijohet nga parkimet e gabuara dyshe, aty ku është përqendruar edhe pjesa më e madhe e vëmendjes për të lehtësuar qarkullimin.
Nisma tashmë ka nisur dhe përveç Policisë Rrugore, të angazhuara për konstatimin e mjeteve me parkim dysh por edhe në situata të tjera, janë edhe komisariatet e Tiranës dhe Policia Bashkiake. Të martën në terren kanë zbarkuar efektivët për të konstatuar parkimet dyshe dhe janë vendosur në total 5201 gjoba, por që tashmë nuk do të ketë më tolerime dhe paralajmërime.
Karrotrecët në pronësi të dy policive, rrugore dhe bashkiake do të tërheqin në ditën në vijim makinat, të cilat do të mbahen në afërsi të Komisariatit të Policisë Rrugore në Kinostudio. Në vijim pritet të ketë shtim të karrotrecëve, nëse do të jetë e nevojshme.
Tërheqja e makinave në komisariat do të bëhet vetëm pas pagesës së gjobës dhe vlerës së transportit për karrotrecin.
Policia ka një intensifikim të kontrolleve për parkime dhe me gjoba do të ndëshkohen ata drejtues mjetesh që parkojnë dhe pengojnë qarkullimin edhe për pak kohë, sidomos në afërsi të institucioneve shëndetësore, shkolla, e më gjerë.
Aktualisht rrugët më problematike që kanë trafik të shtuar për shkak të parkimeve dyshe janë Rruga e Dibrës, Rruga e Kavajës, Rruga e Durrësit, bulevardi “Gjergj Fishta”, bulevardi “Bajram Curri” dhe rruga “Ferit Xheko”.
M.T/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Jeni dakord me nismën e Kishës Katolike për ndalimin e simboleve komuniste?
-
Po
31.2%
-
Jo
61.6%
-
Nuk e di
7.2%
Vota total: 982
Lajme të tjera
-
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vishet kuq e zi për 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë
28 Nëntor, 16:02
-
Lear Kurti vdiq nga mbidoza pas arrestimit, Prokuroria e Tiranës nuk gjen shkelje nga efektivët, kërkon në gjykatë pushimin e çështjes
28 Nëntor, 12:41
-
FOTO + VIDEO/ Tritol lokalit në rrugën 'Sali Butka' në Tiranë, dëme të shumta materiale! Dëmtohen edhe dy biznese ngjitur
28 Nëntor, 09:16
-
Pritja në vigjilje të festimeve të 111-vjetorit të pavarësisë, mbahet ceremonia në Pallatin e Brigadave, të pranishëm 150 kryebashkiakë nga i gjithë rajoni
27 Nëntor, 19:29
-
Paradite studente, pasdite faturino, Kamila: Theva tabu, puna është nder! Prindërit fillimisht nuk ishin dakord
27 Nëntor, 18:13
-
Djemtë e Sazeve të Korçës në Tiranë për traditën: Muzika popullore, amanet nga të parët!
27 Nëntor, 17:10
-
111 pemë nga 111 nxënës në Parkun e Varrezave të Dëshmorëve
27 Nëntor, 14:17
-
Zbardhen tre raste të vjedhjeve në Unazën e Re, në hetim 3 të mitur dhe një grua
27 Nëntor, 13:06
-
Tirana në festë! Nesër 'Parada e Shqiptarëve!' Veliaj nga Report Tv fton qytetarët në bulevard: Të parët s'pyetën për plumbat, s'na ndalin ca pika shiu! I tregojmë botës kulturën tonë
27 Nëntor, 12:43
-
Tiranë/ Akuzohet se ngacmoi seksualisht 19-vjeçaren në vendin e punës, gjykata lë në burg të riun
27 Nëntor, 12:02
-
Jemi në dimër/ Në Tiranë sot u shënua -1 gradë, dielli i lë pas vendin shiut! Nesër bora pritet të zbardhë malin e Dajtit
27 Nëntor, 11:39
-
Edhe Ferizaj në Paradën e 28 nëntorit, kryetari i Komunës, Aliu: Tok së bashku do të festojmë në Tiranën e shumëdashur nga të gjithë
26 Nëntor, 21:55
O @lexhenda,ok ,të hypi ne biciklete me femijët në krah,për t'i çu në çerdhe ,kopësht e shkollë dhe atje ku mbaro korsia e biçikletës,t'a mbaj në krah dhe biçikletën,sepse nëse do zbatim të ligjit ,biçikleta nuk duhet të dalë në rrugë ,se është burim aksidenti,se janë ca si ty me xhama të zinj që të 'fshijnë' sa del në rrugë,apo miku 'yt' që ecën me eskortë dhe piketon ndonjë hapsirë 'të re si tokë e xonun' dhe të 'nesërmen' e rrethon për ndonjë gradaçelë dhe keshtu me rritjen e dëndësisë,pra pasi bohet 'mu*i kala',ske ku hudh as gjilponën,deri sa del kokkra e debilit si 'shpëtimtar' dhe n'a jep receta të 'mençme',si të mos hajmë gjoba.
PërgjigjuPo ne shkoder a do zbatohet karrotreci, se edhte si ne kabul
PërgjigjuRruga Peti ... nje tmerr i veretete me parkimet e palighshme. Apo nuk eshte rrugica me e perpjete ne Tirane. Dyfishojini, trefishojeni, katerfishojeni etj gjobat per perseritesit. Vetem prekja e xhepit do t'i beja ata te reflektojne e te parkojne atje ku duhet dhe jo ku munden. Mjafton nje makine te thyeje rregullat e qarkullimit e ta fuse te gjithe trafikun ne kaos.
PërgjigjuGjoba ,karroatreca, mbllokime, sh mire te respektohet ligji!! Po taulant palla bashke me shoket parkingje, sheshe parkimi a ka ne dispozixion per popullaten, apo i ka bere tulla dhe beton
PërgjigjuKu ti parkojme o motra Taulanta
PërgjigjuJeta ne Metropol nuk ka qene dhe nuk mund te jete asnjehere e lehte, prandaj para se te merret vendimi qe te banosh ne nje te tille duhet bere hesap kjo pune.
Dil Me biçiklete o pordhac
Bjeruni ashtu e dun keta qe nuk respektojn asgje
Përgjigjubeni leke me karroatreca si ne kohen e Saliut. 2000 lek shteti 6000 lek karroatreci ;pastaj karroatreci i ndan me shefat e policise
PërgjigjuFutuni edhe tek lagjet ne krah te rruges Besimn Alla ne Yzberisht pasi situata eshte shume problematike. Parkimi 2sh dhe 3sh eshte diçka qe harbuterise i duket normale.
Përgjigju