TIRANE- Ministria e Mjedisit largon 700 kg mbetje cianuri që ndodheshin në një magazinë rrobash tek ish-uzina “Dajti”.

Cianuri ishte i mbyllur në fuçi metalike dhe përdorej si lëndë e parë në vitet 90-të. Sasia e lëndës së rrezikshme do të dërgohet tek ish-kimikja në Elbasan, ku do t’i nënshtrohet procesit të ruajtjes në pritje të një vendimi për t’u shpërbërë. 

Mbetjet ishin në formën e kripës së cianurit, që është një ndër lëndët kimike më të rrezikshme. Ekspertët kanë dhënë alarmin për këtë sasi, pasi ajo nuk ishte e sigurtë dhe nëse ndonjëra prej fuçive dëmtohej, ose ai avullonte nga temperaturat e larta, jeta e tregtarëve të kësaj zopne do të vihej seriozisht në rrezik.

Ata ndodheshin aty që në vitin 1990, kur kjo uzinë pushoi prodhimin dhe u deshën 23 vite që të largoheshin. Sipas kryeinspektorit të Mjedisit, Ergys Agasi, duke filluar që nga sot, Shqipëria do të ketë një hot-spot më pak.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)