TIRANË – Një 69-vjeçare është plagosur këtë të shtunë rreth orës 20:45 pasi gjatë procesit të larjes ka shpërthyer lavatriçja në shtëpinë e saj.
E moshuara e identifikuar me inicialet A. Sh. fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 04.05.2024, rreth orës 20:45, në katin e 7-të të një pallati në Don Bosko, gjatë procesit të larjes ka shpërthyer një lavatriçe, dhe si pasojë është dëmtuar shtetasi A. Sh., 69 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën”,-njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Si ka mundesi te shpertheje lavatriçja?
PërgjigjuNuk i ka punuar programatori ne kalimin nga nje program ne tjetrin