Tiranë/ Luanin poker në lokal, arrestohen në flagrancë 9 persona në Sharrë

TIRANË - Policia ka zbuluar një lokal në zonën e Sharrit në Kombinat ku po luhej poker me chipsa. U vunë në pranga 9 persona, përfshi edhe administratorin e lokalit, D.Xh., 29 vjeç. Gjithashtu në pranga ranë dhe 8 personat e tjerë

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit: O. M., 35 vjeç, E. H., 23 vjeç, A. Xh., 30 vjeç, L. Q., 22 vjeç, E. Gj. 33 vjeç, E. H., 24 vjeç, E. K., 33 vjeç, dhe J. Ç., 39 vjeç.

Lokali ndodhej në rrugën ‘Llambi Zeçishti’ dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 tavolinë pokeri me chipsa, aparate celulare dhe një pajisje DVR.

'- D. Xh., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin", dhe "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara", parashikuar nga nenet 197 dhe 198 të Kodit Penal;

- O. M., 35 vjeç, E. H., 23 vjeç, A. Xh., 30 vjeç, L. Q., 22 vjeç, E. Gj. 33 vjeç, E. H., 24 vjeç, E. K., 33 vjeç, dhe J. Ç., 39 vjeç, për veprën penale "Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin", parashikuar nga neni 197 i Kodit Penal.

Gjatë kontrolleve të ushtruara, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë duke luajtur lojëra fati në kundërshtim me ligjin, 9 shtetasit e arrestuar, në një lokal në administrim nga shtetasi D. Xh., në rrugën "Llambi Zeçishti", në Sharrë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 tavolinë pokeri me çipsa, aparate celulare dhe një pajisje DVR.', njofton policia.

G.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    DASH rithekson se SPAK është kyçi i luftës ndaj korrupsionit, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Me bluzë të hequr dhe duart lart, momenti kur arrestohet i dyshuari për atentatin ndaj Trump

VIDEO/ Me bluzë të hequr dhe duart lart, momenti kur arrestohet i dyshuari për atentatin ndaj Trump