TIRANE - Luhatjet e tensionit të energjisë elektrike janë kthyer në makth për dhjetra familje në rrugën ”Riza Cerova” tek tregu i Medresesë në Tiranë.
Pak pas mesnatës së mbrëmshme shkëputja e papritur e energjisë elektrike ka bërë që në shumë familje të digjen paisjet elektroshtëpiake. Situata ka alarmuar banorët, të cilët kanë dalë në rrugë dhe kanë kërkuar ndihmën e komshinjve dhe kanë denoncuar në media.
Për TvA1Report ata rrëfejnë se situata paraqitet problematike prej javësh, kur kryesisht gjatë orëve të natës energjia shkëputet pa asnjë paralajmërim dhe, në rastet e kthimit të saj tensioni i lartë shkatërron tërësisht pajisjet elektroshtëpiake. Në mungesë të interesimit të punonjësve të CEZ, banorët kërkojnë dëmshpërblim për pajisjet e dëmtuara.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com