TIRANE- Një 5-vjeçar është aksidentuar nga një makinë në kryeqytet, duke marrë plagë të rënda. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Jordan Misja” në Tiranë. Fëmija është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, pasi ka marrë plagë të rënda si pasojë e goditjes nga makina.

Drejtuesi i mjetit është larguar menjëherë nga vendngjarja pas aksidentit, ndërsa policia e ka shpallur në kërkim.
 
Ndërkaq, blutë e kryeqytetit të mbërritur në vendngjarje po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe kapjen e drejtuesit të mjetit, që aksidentoi 5-vjeçarin.

Ndërsa në “Unazë”, pranë Ministrisë së Jashtme ka ndodhur një tjetër aksident rrugor, ku 60-vjeçarja Suzana Kule është goditur nga një mjet. 60-vjeçarja është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Ushtarak, dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit Altin Gruemira, 42 vjeç, i cili aksidentoi 60-vjeçaren.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)