Tiranë, 'BMW' me shpejtësi përplas 'Benz-in' dhe merr para kalimtarët, 4 të plagosur /VIDEO

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë paradite në kryeqytet, teksa një makinë ka humbur kontrollin, duke marrë para kalimtarët që po lëviznin në rrugë.

Ngjarja është shënuar në një lavazh rrugën ‘Vangjel Noti’, në zonën e Laprakës, ku drejtuesi i mjetit tip ‘BMW X5’ ka qenë me shpejtësi të lartë, kur ka humbur kontrollin dhe ka përplasur një mjet tjetër tip 'Benz', e më pas kalimtarët. Mësohet se 'BMW-ja' ka shmangur një fëmijë, i cili i kishte dalë para në rrugë, duke shkaktuar më pas aksidentin.

Për pasojë, janë plagosur dy punonjësit e lavazhit, një kalimtar dhe një taksist, të cilët janë dërguar në spital dhe po marrin mjekime. Gazetari i Report Tv, Driçim Çaka, raportoi nga vendngjarja se nga aksidenti gjithashtu është plagosur në këmbë një i moshuar, ndërsa një i ri ka marrë plagë në kokë. Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit. 



(Pamje nga vendngjarja)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigranti: 07/05/2018 08:35

    Pordhet e medhaja e shqipetarit me X5 por me goma fush.

    Përgjigju
  • Enver: 06/05/2018 12:17

    Fundërrinë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë