TIRANË - Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku një automjet tip 'Mercedes Benz' ka përplasur një këmbësor. Për pasojë e këtij aksidenti i plagosuri është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Makina që ka shkaktuar aksidentin është me targa të Kosovës, ndërsa shoferi është shoqëruar në polici për të dhënë dëshminë rreth aksidentit.