TIRANE – Një person ka vdekur, dhe tre të tjerë janë plagosur lehtë nga një aksident i ndodhur pranë kryqëzimit të rrugës së Dibrës me rrugën Niko Avrami. Ngjarja ka ndodhur përballë shkollës së bashkuar, pikërisht në vendin ku dilte çdo pasdite për të shitur paketa 59-vjeçari Gëzim Keçi.
Rreth orës 15:30 një automjet ku ndodheshin Pajtim Shanaj 22 vjeç, Anton Talanishi 19 vjeç dhe Armand Tujani, 17 vjeç, ka hyrë me shpejtësi në kryqëzim teksa vinte nga Kinostudio për në drejtim të qendrës së Tiranës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur aq shpejt saqë viktima nuk ka mundur as të lëvizë nga vendi ku ndodhej për të shmangur përplasjen.
Automjeti i ka dalë nga kontrolli drejtuesit Shanaj, duke goditur bordurën e trotuarit dhe më pas ka marrë përpara dy pemë dekorative dhe një tabelë. Pemët dhe tabelat nuk e kanë ndalur mjetin që ka përplasur edhe shitësin Keçi. Policia ka shoqëruar shoferin Shanaj, për aksidentin, si edhe dy të rinjtë e tjerë për të dhënë shpjegime për ngjarjen.
Burimet policore thanë se shkak i aksidentit ka qenë pikërisht shpejtësia jashtë normave të lejuara.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com