TIRANE - Një makinë tip "Benz" ka aksidentuar një të ri në Tiranë afër urës së ish -Bllokut dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Ngjarja u regjistrua vetëm pak minuta më parë, ndërsa gazetari i Report Tv, Driçim Çaka pak çaste pas aksidentit ka siguruar ekskluzivisht videon e momentit të këtij aksidenti.
Makina ka xhiruar gomat dhe më pas ka përplasur të riun i cili udhëtonte me motoçikletë e cila nuk ka nevojë për leje qarkullimi.
I riu rreth moshës 16-vjeç ka pësuar lëndime në trup, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën
Gazetari Çaka bën të ditur se automjeti e ka tërhequr të miturin rreth 30 metra dhe më pas është larguar me shpejtësi.
Mësohet se makina që ka përplasur të riun është një "Mercedes Benz" me targa AA 999 HC. Sipas burimeve pronar i makinës është shtetësja me inicialet Zamira M. por në momentin e aksidentit automjeti drejtohej nga një djalë.
Policia ka identifikuar autorin i cili është larguar drejt zonës së njohur si "Pallati me Shigjeta", në kryeqytet.
Qytetarët bëjnë të ditur se automjeti që shkaktoi aksidenti ka xhiruar gomat disa herë mbi asfalt dhe më pas ka përplasur të riun me motoçikletë.

(Majtas, motoçikleta e përplasur; djathtas, kalimtarë të rastit i japin ndihmën e parë adoleshentit)
/Shqiptarja.com

VIDEO