Dhjetëra qytetarë marshuan në Bulevardin “Zogu I” për të ndërgjegjësuar shoqërinë për të pranuar fëmijët me sindromën Down.

Në këto pak kilometra ecje, morëm pjesë dhjetra prindër së bashku më fëmijët e tyre me këtë sindromë, si dhe fëmijë të shkollave të kryeqytetit. Krah mareshuesve ishin dhe dy ministret ajo e Shendetesise Ogerta Manastirliu dhe ministrja e Arsimit Lindita Nikolla.

Prindërit nuk dorëzohen, dhe të gjitha bashkohen thuajse në një pikë sa i takon kërkesës ndaj shtetit. 
 
“Që të gjithë njerëzit të ndërgjegjësohen sepse fëmijët me sindromën Dawn janë si të gjithë fëmijët e tjerë.Një mësues mbështetës dua për vajznë time dhe për të gjitha trajtimet që mund të marrë”shprehet një nënë e cila merr pjesë në marshim.
 
“Kemi nevojë për mësues mbështetës. Ligji është por ende nuk është praktikuar në shkollat tona”shprehet një qytetare.
 
Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për sindromën Down! Për këtë qëllim, Fondacioni Down Syndrome Albania organizoi këtë aktivitet, nën moton "Eja të kesh një shok për kokë përkrah teje".

[gallery]24101[/gallery]
Themeluesja e fondacionit, Emanuela Zaimi rrëfeu se cila është pyetja që mundon më shumë prindërit që kanë fëmijë me këtë sindromë. 

‘Asnjë prind nuk ka siguri se cfarë do të ndodh me fëmijën tim kur të mos jem.E gjithë mosha e individëve me sindrmën daën mbi moshën 16 vjec janë të izlouar  të papërfshirë në komunitet, pamundësi për të marrë një zanat për tu hedhur  në tregun e punës. Do të doja që analiza e kariotipit që vërteton sindromën dawn bëhet vetëm në privat dhe ka një kosto të tmerrshme.Do të doja që kjo analizë të rimbusrodhet nga shteti” shprehet Emanuela Zaimi ,Themeluese e DSA 

Ky marshim, i quajtur Buddy Ealk organizohen në shumë vende të botës gjatë muajit tetor që prej vitit 1995, ndërsa në Shqipëri organizohet për herën e pestë.

Sipas të dhënave zyrtare, aktualisht në vendin tonë jetojnë rreth 650 persona me këtë sindromë.
 

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com