Tiranë, maturantët "luftojnë" me
miell dhe vezë në mes të sheshit

Tiranë, maturantët miell dhe vezë në mes të sheshit">
TIRANE- Tradita amerikane e përmbylljes së 3 viteve të gjimnazit me një festë në rrugë, prej vitesh ka zënë vend edhe në Shqipëri. Qindra maturantë kanë zgjedhur të festojnë me miell e vezë mbylljen e ciklit shkollor parauniversitar, përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Ata shprehen tepër të emocionuar pasi me mbylljen e ciklit shkollor do të nisin një etapë të re të jetës së tyre.

Dhjetëra maturantë të shkollës së mesme “Qemal Stafa” por jo vetëm, kanë dalë në bulevardet e kryeqytetit për të festuar përfundimin e shkollës. Ata kanë vendosur të festojnë duke lozur me miell e vezë me njëri-tjetrin në sheshin “Skënderbej”.

"Kemi vendosur që të bëjmë dicka ndryshe nga vitet e tjera, pasi edhe pak ditë dhe do të zhvillohen provimet dhe në njëfare mënyre po heqim stresin që kemi", thotë një nxënëse e gjimnazit "Qemal Stafa”.

Kjo mënyrë e të festuarit tashmë po kthehet edhe në Shqipëri si festë tradicionale, e cila ngjan me festimet e maturantëve të Amerikës. Pak ditë më vonë maturantët e të gjithë Shqipërisë pritet t’i nënshtrohen provimeve të Maturës Shtetërore, për të vijuar më pas studimet universitare.

Redaksia online

(g.h/e.s/s.g/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Bomba ruse mbi jetimoren në Sumy, edhe 2 fëmijë të plagosur! Moska avancon në rajonet e Donetskut, Kievi i përgjigjet

Bomba ruse mbi jetimoren në Sumy, edhe 2 fëmijë të plagosur! Moska avancon në rajonet e Donetskut, Kievi i përgjigjet