TIRANË-Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Nga verifikimet e kryera nga “Rrugorja” në një kontroll rutinë, rezultoi se ky shtetas nuk ishte i pajisur me leje drejtimi, ndërsa gjatë kontrollit fizik i është gjetur një sasi lënde e dyshuar cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Nga verifikimet e kryera më tej, rezultoi se ky shtetas kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, që i kishte caktuar Gjykata, për veprën penale “Vjedhja”.
‘Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan në flagrancë shtetasin S. T., 35 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.