Këshilli bashkiak i Tiranës miratoi këtë të enjte projektin e parkut qendror të qytetit, që parashikohet të ndërtohet në fund të bulevardit të ri të kryeqytetit. Në mbledhje u miratua  gjithashtu ndryshimi i disa tarifave dhe takave në kryeqytet.

Këshilltarët e Partisë Demokartike votuan pro shumicës së vendimeve duke kundërshtuar vetëm projektin  për parkun qendror të Tiranës, ndërsa LSI votoi të gjitha vendimet e Këshillit Bashkiak.

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj tha se parku qendror i bulevardit do të forcojë edhe më tej pozitën e Tiranës si kryqyteti i turizmit. 

Ai  prezantoi disa nga punët dhe projektet që do të nisin këto ditë në Tiranë, siç është ai i testimit të autobusëve elektrikë në qytet.

Në mbledhjen e Këshillit bashkiak po ashtu u miratuan edhe disa tarifa për përdorimin e hapësirave publike në disa zona periferike të Tiranës, që përdoren nga baret dhe lokalet. Anëtarët votuan unanimisht edhe për një shpërblim monetar për zjarrfikësit që  u angazhuan në shuarjen e zjarreve në qarkun e Tiranës.  

Në mbledhjen e të enjtes u miratuan edhe një sërë vendimesh të tjera sikurse ai “Për miratimin dhe zbatimin e Projektit: “Fuqizimi i Grave dhe Nxitja e Sipërmarrjes (II)” hartuar sipas Udhëzuesit Operacional për zbatimin e projektit “Fuqizimi i grave dhe nxitja e sipërmarrjes (II), në bashkëpunim me United Development Programme (UNDP)”.

Kryebashkiaku Veliaj shpjegoi se ky projekt bashkëpunimi mes Bashkisë së Tiranës dhe PNUD-it është skicuar për kandidatet me një ide të qartë biznesi, që synon fillimin ose zgjerimin e një biznesi të pavarur të vogël ose shumë të vogël. Përparësi kanë ata që i përkasin grupeve apo komuniteteve si: rom dhe egjiptian, gratë nga zonat rurale të bashkisë, kryefamiljaret, me aftësi të kufizuara si dhe kategoritë e tjera. Llojet e biznesit mund të përkufizohen në biznese rurale, turizëm, teknologji informacion, industri e tekstilit, shërbime, punë artizanale.

Sa i takon vendimit për “Për rritjen e performancës dhe cilësisë së shërbimeve të ofruara nga shoqëritë aksionere “Rezidenca Studentore Universitare nr.1”, “Trajtimi i studentëve nr.2” dhe “Trajtimi i studentëve nr. 3” Tiranë, nëpërmjet riorganizimit të tyre”, synohet studimi i mundësive për riorganizimin e këtyre shoqërive me qëllim funksionim e tyre në mënyrë sa më efiçente duke reduktuar humbjet. Njëkohësisht do të rritet ndjeshëm edhe cilësia e akomodimit të jetesës dhe të mundësive që i jep studentëve për të studiuar.

Ndër vendimet e tjera të miratuara ishin dhe ai për “Për një ndryshim dhe shtesë në vendimin e Këshillit Bashkiak nr.32, datë 29.09.2008 “Për miratimin e anëtarësimit të Bashkisë së Tiranës në Medcities Netëork dhe përmbushjen e detyrimeve të Bashkisë së Tiranës si anëtare e shoqatës”; vendimi “Për vendosjen e Lapidarit në Njësinë Administrative Zall Bastar”; vendimi “Për vendosjen pranë degës së Credins Bank të skulpturës “Valltarët” në rrugën “Ligj Gurakuqi”. Këshilli miratoi sot dhe propozimin “Për miratimin e kërkesës së Bashkisë Tiranë, për akordimin e fondeve të menjëhershme nga fondi i programit “Emergjencat Civile”, planifikuar në buxhetin e vitit 2017 në Ministrinë e Punëve të Brendshme me destinacion marrjen e masave parandaluese si pasojë e situatës emergjente të krijuar nga rrëshqitja e tokës në rrugën “Haki Stërmilli”, Njësia Administrative Nr.6, Kombinat” si dhe vendimin “Për trajtimin me bonus strehimi të disa familjeve në nevojë, të cilat nuk mund të përballojnë qiranë e tregut të lirë”.

Këshilli diskutoi dhe miratoi vendimin “Për miratimin e treguesve të realizimit të buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin 2016” ; vendim “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin e Këshillit Bashkiak nr.59, datë 30.12.2015, “Për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës (i ndryshuar)” si dhe vendimin “Për disa ndryshime në vendimin nr.84, datë 29.12.2016 të Këshillit Bashkiak “Për miratimin e programit buxhetor afatmesëm 2017- 2019 dhe detajimin e buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin 2017” (i ndryshuar)”. Një tjetër pikë e miratuar është dhe P/Vendimi “Për miratimin e treguesve të realizimit të buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin 2016