TIRANE - Sot rreth mesditës, nga personeli doganor i Degës Doganës Tiranë, gjatë kontrollit fizik të një maune turke me targë 27R7020/35H4195 drejtuar nga shtetasi turk Yildrim Cemal, e ngarkuar me tapete, u zbuluan të fshehur shetasit siriane, Josuf Abdullah Mehmet 24 vjeç, Shefik Sherif Hali 46 vjeç, Bale Ramazan Halil 19 vjeç.

Sipas policisë, menjëherë u njoftuan strukturat e hetimit, të antikontrabandës së Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave si dhe forcat e Policisë së Shtetit.

Nga deponimet e para të tre klandestineve rezulton se ata ishin futur ne maune në Turqi me piksynim mbritjen klandestine në Gjermani.

Teknika e përdorur për futjen e klandestinëve sirianë në maune, siç rezultoi nga kontrolli fizik i mjetit, është prishja e elementëve të sigurisë (këputja e kavos së sigurisë) dhe ribashkimi i saj.

Klandestinët iu dorëzuan autoriteteve policore, ndërsa për drejtuesin e mjetit, shtetasin turk Yldirim Cemal, u mor masa e ndalimit.


(aq/shqiptarja.com)