Tiranë/ Ndalohet 42-vjeçari izraelit te Komuna e Parisit, Gjermania e kërkonte për mashtrim! Pritet ekstradimi (EMRI)

TIRANË - Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin e koduar “Operacionalja 25”, në bashkëpunim me Zyrën Federale të Policisë Kriminale të Gjermanisë (BKA) dhe rrjetin ndërkombëtar ENFAST.

Si rezultat, në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë, u ndalua shtetasi 42-vjeçar Roy Garin, me kombësi izraelite dhe shtetësi kanadeze, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania për mashtrim të përsëritur.

Gjykata e Bambergut ka lëshuar një urdhër ndalimi për të, pasi akuzohet për një veprimtari kriminale që, sipas Kodit Penal gjerman, mund të dënohet deri në 15 vjet burg.

'Gjatë operacionit, u lokalizua në zonën e quajtur “Komuna e Parisit”, Tiranë, dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në Gjermani, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, R. G., 42 vjeç, me kombësi izraelite dhe me shtetësi kanadeze. Gjykata e Bambergut, Gjermani ka lëshuar urdhër ndalimi për këtë shtetas, për mashtrim, të kryer në mënyrë të përsëritur, veprimtari kriminale për të cilën Kodi Penal i Gjermanisë parashikon dënim deri në 15 vjet burgim', njofton policia.

Interpol Tirana po bashkëpunon me autoritetet gjermane për finalizimin e procedurës së ekstradimit të tij.

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 5 Shkurt, 10:32

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?



×

Lajmi i fundit

Marrëzia e Donald Trump, që do t'i turpërojë Shtetet e Bashkuara

Marrëzia e Donald Trump, që do t'i turpërojë Shtetet e Bashkuara