TIRANE- Një grua e moshuar ka ndërruar jetë disa orë pasi u shtrua në QSUT, ndërsa familjarët kanë kërkuar hetim, pasi fajësojnë mjekët.
 
Sipas policisë, M. D. vjeç 73, banuese në Tiranë, ishte shtruar në reanimacionin e QSUT më datë 03.08.2017, për shkak të komplikacioneve shëndetësore dhe ka ndërruar jetë rreth orës 03:00.
 
Pas kallëzimit të familjarëve, materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme, ndërsa pritet ekspertiza për të zbardhur shkaqet. 


dy.b/shqiptarja.com