TIRANE - Pas një sëmundje të rëndë nga zemra është ndarë nga jeta gjyqtari i Krimeve të Rënda, Bardhyl Dhama. 44 vjeçari u gjet i pajetë në banesën e tij pasditen e sotme.
Lajmi për ndarjen e tij nga jeta u bë nga policia e kryeqytetit pasi salla operative ishtë njoftuar se gjyqtari Dhama është gjetur i pajetë, në banesën e tij në rrugën "Ali Demi".
Seanca e fundit gjyqësore që 48-vjeçari Dhama ka drejtuar, ka qenë ditën e djeshme.
Ceremonia e varrimit në qytetin e tij të lindjes
Ceremonia e varrimit zhvillohet ditën e shtunë, në orën 14:00. Familja ka zgjedhur që ceremonia e varrimit të zhvillohet në qytetin e tij të lindjes, në Elbasan, pranë të afërmve dhe familjarëve.
Gjykata i shpreh ngushëllime familjes
Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe i gjithë stafi, i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së tij duke e cilësuar ndarjen e jetës së parakohshme të tij, jo vetëm humbje të madhe për familjen dhe të afërmit, por edhe një humbje për sistemin gjyqësor në Shqipëri.
Karriera e gjyqtarit Dhamo
Zoti Bardhyl Dhamo pasi kreu studimet e larta për Drejtësi, filloi veprimtarinë si gjyqtar që në vitin 1992. Emërohet gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, që kur u krijua kjo Gjykatë, në vitin 2004. Gjatë ushtrimit të detyrës ka marrë pjesë në çështje të rëndësishme të kësaj Gjykate duke treguar modesti, përkushtim, seriozitet, integritet dhe profesionalizëm.

Redaksia Online
(a.h/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com