TIRANE - Bombolat e gazit, të cilat qarkullojnë në duart e qytetarëve për t'u përdorur për ngrohje apo gatim, janë një rrezik potencial i paparashikuar për ta. Është ky alarmi që jep menaxheri teknik i një shoqërie të kolaudimit të bombolave të gazit në Tiranë, Njazi Elezi.
Sipas tij nga rreth 50 mijë bombola gazi, vetëm 300 prej tyre i janë nënshtruar kolaudimit pranë kësaj pike.
Kontakti me menaxherin Elezi është realizuar nga emisioni Urbanika në televizionin A1Report duke marrë shkas nga ngjarja tragjike e pak ditëve më parë, ku nga shpërthimi i një bombole gazi humbi jetën në Sauk të Tiranës, Ilir Qefalia ndërsa u plagosën rëndë bashkëshortja e tij dhe vajza e vogël e tyre.
Menaxheri Elezi tha për Urbanika se rreziku i përdorimit të bombolave të pakolauduara është mesë i pranishëm.
“Bombolot klasifikohen si pajisje nën presion. Të gjitha bombolat janë të pa kolauduara. Mund të jetë 1 % - 2 %, ato që kanë ardhur nga Italia përshembull, që mund të kenë brenda afatin 5-vjeçar apo 100 vjeçar sa i ka italiani dhe të gjitha të tjerat janë jashtë standardit”, u shpreh Elezi.
Sipas menaxherit të shoqërisë së kolaudimit të bombolave të gazit, përveç rrezikut që kanoset nga fakti që bombolat janë jashtë standardit, ekziston edhe problematika në transportin e tyre.
“Mund të dilni në terren e të shikoni që të gjitha absolutisht i keni jashtë standardit, me saraçineska të vjetra, të palyera, me një transport për ibret që s’dihet se ku mund të ndodhë e keqja, mund të ndodh edhe në një vend publik, në një familje dhe ky është problem i madh. Nëqoftëse mua qytetari më sjell bombolën, çmimi im shkon tek 12 mijë 18 mijë ose 25 mijë lekë të vjetra dhe 6 vjet është e sigurt, është me target është me shenjat përkatëse edhe se si të ruhet klienti”, -u shpreh Njazi Elezi.
Vetëm 1 javë më parë si pasojë e shpërthimit të boboles së gazit në banesën e familjes Qefalia, gjeti vdekjen kryefamiljari Ilir Qefalia, ndërsa u plagos rëndë bashkëshortja dhe vajza e mitur. Banesa 40katëshe në lagjen Çollak afër Sanatoriumit në Sauk të Tiranës u përfshi nga flakët, ndërsa të lënduarit u dërguan drejt Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com