Tiranë-Policia ka arrestuar dy persona të shpallur në kërkim për vrasje me paramendim dhe prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike në bashkëpunim.

 

Bëhet fjalë për 27 vjeçarin Ali Mena dhe 28 vjeçarin Emiljano Sinani banues të dy në Tiranë.

Ali Mema ishte shpallur në kërkim për “Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë dhe " Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit".

Gjatë muajit korrik, në rrugën " Sabaudin Grabani" nga një konflikt i çastit midis A.F. dhe E.F., me Ali Mena e Xh.V., ka ngelur i plagosur me armë zjarri Xh.V.

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë "Arrest me burg", për Ali Mena

 

parashikuar nga neni 78/1, 22, e 278/1 të Kodit Penal.

Ndërsa Emiljano Sinani kërkohej për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike në bashkëpunim" të llojit Heroinë dhe Cannabis Sattiva.

Gjatë kontrollit të policisë në banesën e Sinanit janë gjetur dhe sekuestruar Një dozë e dyshuar si lënde narkotike e llojit " Heroine, 22 tableta të dyshuara "Metodan, " një sasi e vogël Cannabis Sativa, një sasi e konsiderueshme vlerë monetetare, 1 mjet tip " Ford" dhe një aparat celularë markës " Blackberry".

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com