TIRANË- Dy të rinj janë arrestuar nga Policia e Tiranës këtë të dilë gjatë një plani masash për rritjen e sigurisë në vend . Sipas policisë bëhet fjalë për dy vëllezërit Ismail dhe Ergis Ago, përkatësisht 27 dhe 23 vjeç.
Ndaj vëllezërve Ago, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, kishte vendosur masën e siguyrisë "arrest me burg", pasi më datë 10 shtator 2015, ata kishin tentuar të vrisnin me mjete prerëse Denis Dedndreaj pranë varrezave të Dëshmorëve në rrugën "Shefqet Ndroqi", i cili më pas u dërgua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Po ashtu Policia e Tiranës ka arrestuar gjatë fundjavës 22 persona gjithsej, të shpalllur në kërkim për vepra të ndryshme kriminale.
Të arrestuarit :
-2 në kërkim për veprën penale t "Vrasje mbetur në tentativë"
-4 të arrestuar për "Dhunë në familje "
-1 i arrestuar për ndërtim të paligjshëm
-4 në fushën e narkotikëve
-5 për "Drejtim mjeti në mënyrë të pa rregullt"
-2 për "Vjedhje të energjisë elektrike "
- 4 për "Vjedhje dhe vjedhje me anë të mashtrimit".
Nga Policia Rrugore janë pezulluar 15 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit , shpejtësi tej normave të lejuara si dhe 30 masa të tjera për shkelje semafori e për mungesë të kontrollit teknik .
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com