TIRANE - Ndërsa viti i ri shkollor pritet t’i hapë dyert e shkollave nxënësve më 15 shtator, përgatitjet e mësuesve për të qenë gati, duket se kanë nxehur gjakrat në një gjimnaz në Tiranë.
 
Nëndrejtori i shkollës “Aleks Buda” në Laprakë dhe një mësues i Informatikës në këtë gjimnaz, janë qëlluar me grushte me njëri-tjetrin. Mësuesit ishin mbledhur për planin e vitit të ri shkollor.
 
Forca të policisë së kryeqytetit mbërritën në ambientet e shkollës “Aleks Buda” dhe shoqëruan në komisariatin numër 3, nëndrejtorin dhe mësuesin për të zbardhur sherrin mes tyre.
 
Konflikti dyshohet të ketë qenë për arsye personale, teksa për ngjarjen tashmë kanë nisur hetimet pasi policia ka bërë shoqërimin e dy shtetasve.
 
Për ngjarjen policia ka njoftuar dhe Drejtorinë Arsimore të Tiranës, ku pas përfundimit të hetimeve pritet dhe marrja e masave ndaj dy arsimtarëve të përfshirë në konflikt dhe në shkelje të Kodit të Etikës.

policia me logo
(Ne foto: Efektivet e policise ne oborrin e gjimnazit)

policia me logo


Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)