Tiranë, nga 20 dhjetori stacioni i
autobuzëve të jugut te "Shqiponja"

Tiranë, nga 20 dhjetori stacioni i<br />autobuzëve të jugut te
TIRANE- Autobuzët e jugut nuk do të lejohen të futen më  brenda qytetit të Tiranës. Një vendim i Bashkisë së Tiranës ka ndryshuar stacionin për të gjitha linjat e jugut. Udhëtarët që vijnë nga qytetet e jugut në kryeqytet, do të zbresin tek ish-dogana, ose siç quhet sot sheshi “Shqiponja”.

E njëjta gjë edhe për qytetarët të cilët do të udhëtojnë drejt këtyre qytetave, të cilët tashmë duhet të shkojnë tek sheshi “Shqiponja”, duke përdorur transportin publik në Tiranë. “Duke filluar nga dita e Dielë, më datë 20.12.2015, stacioni i përkohshëm i nisjes nga Tirana të linjave për/nga: Patos-Ballshi, Përmet-Tri Urat, Buz-Përmeti, Vlora, Durrësi, Fieri, Poliçani, Saranda, Himara, Lushnja, Çorovoda, Shijaku, Kuçova, Berati, Kakavija, Gjirokastra, Libohova, Delvina, Tepelena, Konispoli, Kavaja, Rogozhina, Selenica, Roskoveci, Orikumi, Sukthi, Ballshi, Manëz, Divjaka, Këlcyra”, do të jetë në sheshpushimin e ish-Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, në veri-lindje të sheshit “Shqiponja”, - thuhet në një njoftim të Bashkisë së Tiranës. Por ky nuk do të jetë vendimi përfundimtar.

Sipas bashkisë linjat e jugut do të vendosen përkohësisht tek ish-dogana.

Arsyet
Bashkia thotë se do të ngrihet një stacion për linjat ndëqytetase. Një nga arsuet që është marrë ky vendim ka të bëjë me faktine rregullimit të qarkullimit. “Bashkia e Tiranës bën me dije se: duke parë nevojën emergjente për ngritjen e një stacioni të përkohshëm për linjat ndërqytetëse midis qarqeve. Me dëshirën për krijimin e lehtësirave operacionale dhe organizative për transportin ndërqytetës. Me synim rregullimin e qarkullimit të mjeteve të transportit ndërqytetës dhe nxitjen e promovimin e transportit ndërqytetës, krijimin e lehtësirave për bizneset që operojnë në transportin ndërqytetës dhe udhëtarëve të transportit ndërqytetës.

Me përparësinë që veprimtaria e shërbimit të transportit publik të sigurojë një performancë të lartë, standard më të përparuar dhe lehtësi e komoditet të përdorimit të udhëtarëve, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, ka lidhur Akt-Marrëveshjen për shfrytëzimin nga Bashkia e Tiranës, si stacion provizor të mjeteve të linjave ndërqytetëse me itenerar hyrës-dalës në rrugën interurbane kryesore Tiranë-Durrës dhe rrugës interurbane dytësore Tiranë-Kavajë, sheshpushimin e ish-Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, në veri-lindje të sheshit “Shqiponja”, - thuhet në një njoftim të bashkisë.
 
Njoftimi i plotë i bashkisë
Bashkia e Tiranës bën me dije se: 
•duke parë nevojën emergjente për ngritjen e një stacioni të përkohshëm për linjat ndërqytetëse midis qarqeve;
• me dëshirën për krijimin e lehtësirave operacionale dhe organizative për transportin ndërqytetës;
• me synim rregullimin e qarkullimit të mjeteve të transportit ndërqytetës dhe nxitjen e promovimin e transportit ndërqytetës, krijimin e lehtësirave për bizneset që operojnë në transportin ndërqytetës dhe udhëtarëve të transportit ndërqytetës;
• me përparësinë që veprimtaria e shërbimit të transportit publik të sigurojë një performancë të lartë, standard më të përparuar dhe lehtësi e komoditet të përdorimit të udhëtarëve, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, ka lidhur Akt-Marrëveshjen për shfrytëzimin nga Bashkia e Tiranës, si stacion provizor të mjeteve të linjave ndërqytetëse me itenerar hyrësdalës në rrugën interurbane kryesore Tiranë-Durrës dhe rrugës interurbane dytësore Tiranë-Kavajë, sheshpushimin e ish-Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, në veri-lindje të sheshit “Shqiponja”.
 
Bashkia e Tiranës njofton të gjithë udhëtarët e transportit ndërqytetës se, duke filluar nga dita e Dielë, më datë 20.12.2015, stacioni i përkohshëm i nisjes nga Tirana të linjave për/nga: “Patos-Ballshi, Përmet-Tri Urat, Buz-Përmeti, Vlora, Durrësi, Fieri, Poliçani, Saranda, Himara, Lushnja, Çorovoda, Shijaku, Kuçova, Berati, Kakavija, Gjirokastra, Libohova, Delvina, Tepelena, Konispoli, Kavaja, Rogozhina, Selenica, Roskoveci, Orikumi, Sukthi, Ballshi, Manëz, Divjaka, Këlcyra” do të jetë në sheshpushimin e ish-Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, në veri-lindje të sheshit “Shqiponja”.
 
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)