TIRANË- 39-vjeçari Sinan Meta i dënua rmë parë për vrasje ka rënë në pranga pasi ka ngacmuar seksualisht një grua, duke mos u mjaftuar me këtë veprim kriminal, ai më pas e ka dhunuar gruan duke e goditur me grushte. Ngjarja ka ndodhur në sheshin  "Skënderbej”.

Report Tv mëson se 39-vjeçari ka qenë i dënuar më herët për vrasje me 20 vjet burg në Greqi.

Sinan Meta akuzohet për veprat penale "Ngacmimi seksual" dhe "Dëmtime të tjera me dashje".

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.