Tiranë-Një 55 vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy vajza.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin P. M., 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy shtetase.

Materialet i kaluan Prokurorisë.