Një 41-vjeçar në Tiranë ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike në Tiranë.

Policia e kryeqytetit njofton se ngjarja ka ndodhur në rrugën "Kongresi i Manastirit".

"Dyshohet se duke punuar në një pallat në ndërtim, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike shtetasi Sh.H., rreth moshës 45 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", thuhet në njoftimin e policisë Tiranë.

Uniformat blu bëjnë me dije gjithashtu se dje është regjistruar një ngjarje e rëndë në Vorë. Mbrëmjen e djeshme dyshohet se një mjet kamion ende i paidentifikuar, nga pakujdesia ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin maroken me iniciale M.M.

"Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njofton policia.