TIRANE - Një efektiv policie ka mbetur i plagosur në orët e mbrëmjes së sotme pasi një makinë ka marrë para postbllokun e policisë ku ndodhej efektivi.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Doganës në Tiranë teksa një automjet ka përplasur efektivin e policisë të komisariatit numër 3, Eduard Tarja, 31 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve të marra është transportuar drejt spitalit Ushtarak. Sipas informacioneve të para mësohet se kanë mbetur të plagosur lehtë edhe dy efektivë të tjerë të policisë.
Drejtuesi i automjetit është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që disa metra larg postbllokut ka braktisur automjetin e tij.
Policia është vënë në ndjekje të tij, ndërkohë që raportohet se në vendin e ngjarjes po kryhen hetimet mbi aksidentin e ndodhur.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com