TIRANË - Një rrobaqepëse është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm (7 janar) në rrugën e Elbasanit në Tiranë.
Deri më tani nuk dihen ende shkaqet e këtij zjarri. Në vendngjarje kanë mbërritur 3 mjete zjarrëfikëse për të shuar flakët.
Punonjësit e zjarrëfikëses po punojnë për nxjerrjen jashtë të gjitha materialeve brenda rrobaqepësisë.

Policia njofton se nuk ka të lënduar por ka vetëm dëme materiale. Si pasojë e zjarrit dhe të tymit ka pasur dhe dëme materiale në pallatin ku është dhe ky biznes.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Kjo është rrobaqepësia e cila u përfshi nga flakët në rrugën ‘Budi’ në Tiranë.
Nga pamjet duket se biznesi ka pësuar dëme të konsiderueshme si pasojë e flakëve.
Komente

