TIRANË - Telefonata e një vajze në sallën operative, rreth orës 14:00 (9 janar 2025) se ishte dhunuar nga disa persona alarmoi policinë e cila blindoi për mbi 1 orë zonën e Astirit në Tiranë, pasi dyshonte se mos ishim para një rasti rrëmbimi.
Çfarë ka ndodhur?
Gjithçka ka nisur përpara se vajza të telefonte policinë. Efektivët kishin pasur dyshime për armë në një apartament në zonën e Astirit e kanë shkuar për kontroll. Apartamenti figuronte përballë apartamentit ku ndodhej vajza. Kur efektivët kanë trokitur në banesën ku dyshohej se kishte armë, vajza e cila ndodhej në apartamentin përballë ka filluar të bërtasë dhe është kyçur brenda në gjëndje të rënduar psikologjike. Pa ditur për aksionin e policisë tek apartamenti tjetër ka telefonuar sallën operative për të kërkuar ndihmë. Kur policia ka shkuar atje, ka refuzuar të hapë derën.
'Shtetasja S.Q, ka njoftuar sallën operative se ndodhet në një banesë në katin e 8-të, dhe pretendon se është dhunuar nga disa persona. Menjeherë në vendngjarje kanë mbërritur sherbimet e Policisë, Grupi Hetimor, shërbimet zjarrëfikëse dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe ofrimin e ndihmës së qytetares. Shërbimet e Policisë po negociojnë me shtetasen S.Q, pasi e ka mbyllur deren dhe nuk pranon ta hap' informoi fillimisht policia e Tiranës.
Nga frika se mos vajza po tentonte të kryente një akt që mund të dëmtonte veten e vet, forcat RENEA kanë ndërhyrë për të hyrë në apartament me litar duke zbritur nga tarraca. Siç u pa edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, dy efektivë të forcave speciale, u lidhën me litar dhe u hodhën nga tarraca e pallatit dhe zbritën në katin e tetë, ku futën nga dritarja dhe ballkoni.
Vajza e identifikuar si S.Q., është gjetur në gjëndje të rënduar psikologjike, por pa shenja dhune.
Rreth orës 14:10, u bë hapja e derës së banesës nga Forcat “Renea”, nuk pati probleme. Shtetasja S.Q, ndodhet nën asistencën e stafit mjekësor. Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja të dukshme fizike.
Në banesën përballë apartamentit ku u gjet vajza janë gjetur dy armë mbetje të lëndëve narkotike dhe ka qenë thuajse e shkatërruar.
Gjatë kryerjes së veprimeve të ngutshme hetimore dhe kontrollit të apartamenteve të tjera në pallatin në fjalë, në një banesë tjetër janë gjetur 2 armë zjarri pistoletë. Brenda kësaj banese nuk janë gjetur persona në momentin e kontrollit. Grupi hetimor po kryen veprimet përkatëse me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e poseduesit të armëve.
Siç bën me dije gazetari Sokol Dema, të dy apartamentet ishin marrë me qira nga i dashuri i vajzës dhe policia është në kërkim të tij, ndërkohë babai i vajzës pretendon se djali ka marrë vajzën me zor dhe e ka mbajtur peng.
Dyshimet e policisë janë se brenda apartamentit tjetër kanë qenë dhe disa djem. Po verifikohet se kush janë këta djemtë.
Vajti të shpëtoj vajzën e rrëmbyer she ajo vajza e shpetoj policin se ngeli var në litar, shyqyr që nuk ishin rrëmbysit aty se polici do ishte varros nesër. Made in China equipment.
Përgjigjupune police, ju renea une jam brisku tani
Përgjigju