TIRANË - Foshnja e parë e këtij viti e ka emrin Noel, foshnja lindi në maternitetin "Mbretëresha Gerldine".

Viti i ri 2014 eshte mirëpritur edhe nga voglushi i quajtur noel . Ai ka lindur në maternitetin "Mbreteresha Geraldine" rreth ores 00: 10 min dhe peshon rreth 4 kg .

Prindrit e vogëlushit janë shrehur të lumtur që Noeli është femija i parë i vitit 2014

Mjeku i cili është kujdesur për ardhjen në jetë të foshnjes së parë të këtij viti,  tha se pas Noelit kanë lindur edhe 4 femije të tjere po të gjinisë mashkull .

Në ndryshim nga ky vit bebja e 2013 ishte e gjinise femer e quajtur Fjona .

noeli, femija e 2014
(Në foto: Djali me emrin Noel i lindur në maternitetin "Mbretëresha Geraldine" dhe prindërit e tij )


Lajmi u publikua fillimisht në 01:57 (1.01.2014) dhe u përditësua në orën 02:21

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)