Tiranë/ Nuk kanë smartphone, fëmijët nuk ndjekin dot mësimin online (VIDEO)

“Teksa mësimi zhvillohet online, për shkak të pandemisë por jo vetëm, për shkak dhe të temperaturave të ulëta, një pjesë e fëmijëve të komunitetit rom e kanë të pamundur për të ndjekur mësimin online”

Melisa 8 vjeçe në klasë të dytë, nuk ka mundësi të ndjek mësimin përmes platformave pasi nuk ka një telefon si shokët dhe shoqet e klasës. Ajo është banore në rrugën Irfan Tomini në Tiranë dhe i përket komunitetit rom.

Vogëlushja  nuk mori pjesë në mësim gjatë kësaj jave. Prindërit e Melisës nuk dinë as shkrim as këndim. E vetmja mësuese në këto kushte për të është një shoqe që e ndihmon në këto ditë larg bangave të shkollës.

Për komunitetin rom, shkollimi për këta fëmijë nuk është vetëm mësimnxënia por integriteti social si dhe pjesëmarrja në diskutime apo dhe socializimi me shokët dhe shoqet e shkollës.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot