TIRANË - CEZ Shpërndarje njofton për mungesë të energjisë në disa zona në Tiranë për shkak të një avarie, që ka pësuar Fideri 311 dhe Fideri 115 që prej orës 09.10 të ditës së sotme.
Për pasojë kanë mbetur pa energji elektrike zona te rruga “Pjeter Budi”, “Tre Vellezerit Kondi”, Vilat Amerikane dhe Sanatoriumi. Pa energji elektrike kanë mbetur zona pranë Tv Klan, Alba Film, si dhe brenda Kinostudios
Sipas CEZ, një kompani private ndërtimi ka dëmtuar dy fidera të shpërndarjes së energjisë elektrike në kryeqytet, duke u bërë shkak për ndërprerjen e furnizimit normal me energji elektrike të abonentëve.
CEZ ka denoncuar menjëherë këtë veprim dhe grupet e specialisteve janë në terren duke punuar për riparimin e këtyre defekteve.
Sipas njoftimit të CEZ dyshohet se ndërhyrja në fidera nga kompanitë private ka qenë e qëllimshme.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com