Tiranë/ Panairi i Mjekësisë në sheshin 'Skënderbej', qytetarët masin falas yndyrat në gjak

Jusuf Forgeli 78 vjeç bëri matjet e radhës të diabetit dhe kolesterolit në panairin e Mjekësisë në “Sheshin Skënderbej”.

Yndyrat në gjak ai detyrohet që t’i mbajë nën kontroll prej disa kohësh. Po ashtu edhe zemrën, për të cilën mjekët e kanë paralajmëruar të ketë kujdes.

“Unë vuaj nga shumë probleme, por kryesisht nga zemra. Kam rrahjet e shpeshta të zemrës. Më kanë arritur deri në 200. Kam bërë 3 herë goditje elektrike në zemër. Mjeku më tha bëj kujdes se kjo është e fundit dhe zemra jote nuk duron më goditje elektrike. Ka 2 vjet që për fat jam mirë. Tani rrahjet më shkojnë maksimumi deri në 120. Kam dhe epilepsinë. Kurohem nga vite. Jam normalizuar nga ilaçet. Kam prostatën. Jo shumë të theksuar por e kam ndjerë të nevojshme të kurohem. Yndyrat i kam të larta gjithmonë. Marr ilaçe dhe për yndyrnat në gjak se i kam të theksuara. Mjeku më ka dhënë disa këshilla për ushqim, por i kemi shkelur. Jam shumë i rregullt me kontrolle” tregon Jusufi.

Frika se mund të kenë dislipidemi, që do të thotë rritje në nivele të pashëndetshme të yndyrave në gjak, bëri që shumë qytetarë, e sidomos ato të moshës së tretë të dynden në Sheshin 'Skënderbej'.

Shumë prej tyre mësuan aty për herë të parë se kishin probleme.

“Qëllimi i aktivitetit është të rrisim ndërgjegjësimin për sëmundjet kardiovaskulare. Diabeti është një ndër faktorët që rrisin sëmundjet e zemrës. Ne nuk e kemi kulturë që të masim yndyrat. Ne kemi për qëllim që të bëhet matja e glicemisë, yndyrave. Sot ka pasur shumë interes dhe ka pasur shumë nga ata nuk e kanë ditur që kanë diabet dhe yndyrë të lartë në gjak”, tregoi mjekja Bariola Kalari.

Mjekja Bariola Kalari tha se yndyrat e larta në gjak shpesh bëhen shkak i sëmundjeve kardiovaskulare, ndaj ajo bën thirrje për vizita të shpeshta dhe jetë të shëndetshme.

“Kemi një rritje të diabetit si sëmundje. Po kthehet në një pandemi. Edhe obeziteti ka qenë në rritje. Edhe dislibedemitë, sidomos kolesteroli po bëhet shkaktar për sëmundjet e zemrës. Një i sëmurë diabetik, rriskohet 4 herë më shumë për të bërë sëmundje kardiovaskulare. Kolesteroli është një yndyrë që prodhohet vetë nga organizmi, por ndikon stili i jetesës, dieta e pasur me fibra dhe terapia e duhur. Yndyrnat e larta ndërkohë që nuk japin simptoma, i japin efektete  e veta. Veshin trurin, zemrën, që mund të shkaktojë probleme deri në vdekje apo paralizë. Kolesteroli nga dislibidemitë është më i rrezikshëm”, tha mjekja.

Jo vetëm për moshat e mëdha, por matja e yndyrave në gjak këshillohet që të realizohet duke filluar që nga mosha 10 vjeç.

S.G/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër