Tiranë, parandalohet vrasja, në 
pranga të policisë 6 persona

Tiranë, parandalohet vrasja, në <br />pranga të policisë 6 persona
TIRANE - Policia e Tiranës ka bërë të mundur parandalimin  e një vrasje në kryeqytet, ndërsa ka arrestuar në flagrancë edhe 6 persona,  të dyshuar për vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim dhe e ngelur në tentativë si dhe Prodhim e mbajtja pa leje e armëve e municioneve.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:00, ku në pranga të policisë, kanë rënë  Alfred Marku, 33 vjeç, Artan Sulejmani, 40 vjeç, Arli Ndrejaj, 24 vjeç, Darjel Cara, 22 vjeç, Arvin Dodaj, 29 vjeç, dhe Ernest Ndoja, 28 vjeç.

Arrestimi i këtyre 6 personave u krye pasi mbrëmjen e djeshme janë kapur në flagrancë, në aksin rrugor Lezhë – Kurbin, duke tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin Roan.P, me banim në Pllanë-Lezhë. Nga hetimet e policisë mësohet se të arrestuarit për një periudhë 2 javore në Tiranë dhe në Lezhë, studionin lëvizjet e Roan.P, me synimin e vrasjes, për motive të dobëta

Ndërkohë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe një armë zjarri e llojit pistoletë e markës Glock me 15 fishekë, 15 aparate celularë, shkopinj bejsbolli metalik dhe prej druri si dhe 5 automjete në pronësi të të arrestuarve.

Automjetet e sekuestruara janë një automjet i markës Audi, tipi Q7, me targë “AA727GH”, në pronësi të Alfred Marku, një automjet i markës BMV, tipi X6, me targa italiane “DT744MD”, në pronësi të Artan Sulejmani, një automjet i markës Toyota, me targë ‘AA090FC” në pronësi të Dodaj si dhe një automjet i markës Fiat Punto , me targë “AA857AK” në pronësi të Ernest Ndoja.

Materialet në ngarkim të të arrestuarve do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale të “Vrasjes me paramendim, e kryer në bashkëpunim të ngelur në tentative” dhe Prodhimi dhe mbajtia pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë