Policia e Tiranës njofton se në orën 03:40 të mëngjesit në rrugën "Konferenca e Pezës", gjatë një konflikti për motive të dobëta, një person ende i paidentifikuar dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
“Më datë 26.10.2023, rreth orës 03:40, në rrugën "Konferenca e Pezës", gjatë një konflikti për motive të dobëta, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt automjetit me drejtues shtetasin Z. M. Nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton policia.