Tiranë-Një 31-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 29-vjeçare.
I riu, i identifikuar si Armando Mirashi, sipas policisë ka kryer marrëdhënie kundrejt dëshirës me 29-veçaren në automjetin e tij, dhe më pas ka shkuar në një lokal ku dyshohet se konsumohej dhe shitej lëndë narkotike.
Në pranga janë vënë edhe 5 shtetas të tjerë, klientë në lokal, për moskallëzim krimi. Ata janë: Armando Mirashi, Ersel Kumrija, Endrit Kumrija, Anesti Prroi, Siciljan Cakraj, Klevi Reka, Anxhelo Hodja
Gjatë kontrollit në lokal u gjetën të fshehura 1 armë zjarri pistoletë, 1 jelek antiplumb dhe 2 shkopa bejsbolli, ndërsa gjatë kontrollit në automjetin e 31-vjeçarit u gjetën 1 armë zjarri kallashnikov dhe një sasi kokaine.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Several”, goditen 2 raste të armëmbajtjes pa leje dhe 1 rast i përshtatjes së lokaleve për përdorimin/shitjen e lëndëve narkotike. Posedonte 1 armë zjarri kallashnikov dhe kokainë në automjet, vihet në pranga 31-vjeçari. Ky shtetas dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 29-vjeçare. Posedonte 1 armë zjarri, 1 jelek antiplumb dhe 2 armë të ftohta, në lokalin e tij, vihet në pranga 24-vjeçari. Vihen në pranga dhe 5 shtetas të tjerë, klientë në lokal, për moskallëzim krimi.
Sekuestrohen 2 armët e zjarrit, municion luftarak, 1 jelek antiplumb, lëndë narkotike, 2 automjete, 7 celularë dhe 2 armë të ftohta. Shërbimet e Komisariatit Nr. 3, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan operacionin policor të koduar “Several”, si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit:
-Armando Mirashi, 31 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Marrëdhënia seksuale me dhunë me të rritura”;
- Ersel Kumrija, 24 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përshtatja e ambienteve për përdorim të lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”;
-Endrit Kumrija, 23 vjeç, Anesti Prroi, 25 vjeç, Siciljan Cakraj, 28 vjeç, Klevi Reka, 24 vjeç dhe Anxhelo Hodja, 26 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Shtetasi Armando Mirashi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 29-vjeçare, në automjetin e tij, dhe më pas ka shkuar në lokalin e shtetasit Endrit Kumrija, ku dyshohet se konsumohej dhe shitej lëndë narkotike.
Gjatë kontrollit në lokal u gjetën të fshehura 1 armë zjarri pistoletë, 1 jelek antiplumb dhe 2 shkopa bejsbolli, ndërsa gjatë kontrollit në automjetin e shtetasit Armando Mirashi u gjetën 1 armë zjarri kallashnikov dhe një sasi kokaine. 5 shtetasit e tjerë të arrestuar, të pranishëm në lokal në momentin e ndërhyrjes së Policisë, dyshohet se kanë patur dijeni për këtë veprimtarinë kriminale në lokal, por nuk kanë kallëzuar. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Komente










