Tiranë, përfitoi shtetësinë angleze
nis verifikimi për 43-vjeçarin

Një ditë më parë janë referuar materialet në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor  të Tiranës për një 43-vjeçar, banues në Angli. Ai  dyshohet se ka përdorur skemën e falsifikimit të dokumenteve dhe më pas ka përfituar shtetësinë angleze.

Sipas njoftimit të policisë, J.M është personi që dyshohet të ketë përfituar nga kjo skmë dhe më pas ka marrë nënshtetësinë angleze me dokumente të falsifikuara , siç pretendohet nga organi i akuzës.

Pritete që në ditët në vijim të merren masa konkrete mbi këtë person, pasi deri tani nuk ka asnjë gjë të dokumentuar, por thjeshtë cështja është në nivelet e dyshimit të arsyeshëm.

Njoftimi i policisë:
Në datë 20.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin J.M, vjeç 43, banues në Angli, pasi dyshohet se duke falsifikuar dokumentat, ka përfituar shtetësinë angleze. Neni 189 i Kodit Penal

Redaksia  Online
N.M/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi në Report Tv/ Nëse zgjedhjet mbahen sot, Rama merr 80 mandate, Berisha tkurret në 46! 12 deputetë nga partitë e reja, 2 u mbesin të ‘vjetërve’

Sondazhi në Report Tv/ Nëse zgjedhjet mbahen sot, Rama merr 80 mandate, Berisha tkurret në 46! 12 deputetë nga partitë e reja, 2 u mbesin të ‘vjetërve’