Tiranë,performanca e Ujësjellësit rrit interesin e investitorëve
Pak muaj pas fillimit të bashkëpunimit mes Bashkisë Tiranë dhe Rajonit italian të Puljes, mësohet se ndaj ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve të kryeqytetit kanë ardhur oferta për blerje të aksioneve, madje edhe nga zona më të largëta se Evropa. VIDEO
Pak muaj pas fillimit të bashkëpunimit mes Bashkisë Tiranë dhe Rajonit italian të Puljes, mësohet se ndaj ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve të kryeqytetit kanë ardhur oferta për blerje të aksioneve, madje edhe nga zona më të largëta se Evropa. Muajt e fundit janë ofruar disa kompani të huaja mes tyre dhe një kineze për të blerë aksione të kompanisë, e cila është një “SH.A.” dhe menaxhohet pjesërisht nga shteti dhe privati.