TIRANË- Një 70-vjeçare gjeti vdekjen mëngjesin e sotëm, pasi banesa e saj u përfshi nga flakët. Violeta Muçi ishte vetëm në shtëpi, kur zjarri ra në banesë dhe për rrjedhojë ajo vdiq si pasojë e asfiksisë. Shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike. Sipas familjarëve, Muçi po bëhej gati të dilte për pazar. Ajo ka qenë duke mbyllur grilat e shtëpisë, por nuk ka mundur dot të dalë
Report Tv ka shkuar në vendngjarje dhe sjell pamje nga brenda banesës, ku duket gjithçka e shkrumbuar. E vetmja dhomë që ka mundur t’i mbijetojë zjarrit është ajo e 70-vjeçares. Gazetarja Ledina Jakimi ka mundur të sigurojë dëshminë e vajzës së 70-vjeçares.
E bija me lot në sy tregon për Report Tv se u largua si çdo mëngjes për në punë, bashkë me bashkëshortin dhe fëmijët. Por kur erdhi në shtëpi, e ëma kishte ndërruar jetë. Ajo tregon se pak muaj më parë kishte humbur edhe të atin si pasojë e asfiksisë. Një apel e kishte edhe për qytetarët, që të ndihmojnë pasi kanë mbetur në qiell të hapur. E gjithë shtëpia është shkrumbuar dhe tashmë është e pabanueshme.
Dhëndri i 70-vjeçares, Bledar Lekaj tregon se kanë qenë fqinjët ata që i kanë njoftuar për zjarrin dhe kanë njoftuar edhe forcat zjarrfikëse. Lekaj thotë se 70-vjeçarja ka qenë duke mbyllur grilat për të dalë, ndërsa forcat zjarrfikëse e kanë gjetur në banjo.
Familjarët e 70-vjeçares, Violeta Muçi që humb jetën në banesën e djegur në Tiranë, kanë rrëfyer për Report Tv se viktima ka qenë vetëm në momentin që ka ndodhur ngjarja.
Me lot në sy, e bija thotë se iku dhe e la të emën brenda në shtëpi si gjithmonë, por si pasojë e asfiksisë 70-vjeçarja ka ndërruar jetë.
“Po ç’të them unë korba. 8 muaj kam që futa babin në dhe, më vdiq nga arrest kardiak. Se di ca ka ndodhur ikëm të katërt në punë. Kam që e vogël që s’jam ndarë nga prindërit e mi, unë ndenja me prindërit pleqërova. Nuk e di ca ka ndodhur se ne ikëm e lam shtëpinë brenda. I thash si përditë ikëm. Kaq di t’iu them. Gjithçka është djegur. Mbetëm në qiell të hapur, ju lutem na ndihmoni”, tha vajza e 70-vjeçares.
Dhëndri i saj, Bledar Lekaj thitë se fqinjët e morën në telefon se ka rënë zjarr, ndërsa kur mbërritën morën vesh lajmin se 70-vjeçarja kishtë ndërruar jetë. Ai tha se policia e kishte gjetur të moshuarën në banjo, ndërsa dyshohet se ka qenë duke mbyllur grilën, pasi ka qenë duke dalë.
“Ne ikëm në punë, veç kur na morën në telefon që banesa ka marrë zjarr. Kur erdhëm këtu gjetëm policinë. Dyshohet për shkëndije elektrike,. Jetonte me ne. Unë kam jetuar me prindërit e gruas, para disa kohësh na vdiq vjehrri nga infarkti. Bashkë kemi jetuar. Nga asfiksia, nuk mundi të dalë. Është gjendur brenda në banesë, më duket në banjo. Por ekspertiza po vijon akoma. Kur dalim i mbyllim grilat. Ajo po i mbyllte, si duket ka dashur të dalë, se bën ndonjë Pazar. Si duket ka rënë zjarr i menjëhershëm, nuk ishte djegur, është asfiksuar nga tymi. Komshia pa tymin, i ra policisë menjëherë”, u shpreh dhëndri i 70-vjeçares, Bledar Lekaj.
Zjarri i rënë këtë mëngjes në shtëpinë e 70-vjeçares në Tiranë ka shkrumbuar gjithçka. Report TV ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka filmuar ambientet brenda shtëpisë, ku duket se gjithçka është shkrumbuar dhe shtëpia nuk është më e banueshme.