Tiranë, përplas këmbësoren, kapet drejtuesi i mjetit

Tiranë, përplas këmbësoren, kapet drejtuesi i mjetit

Foto ilustruese

Tiranë- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në bulevardin “Zogu i Parë", ku një automjet ka aksidentuar një këmbësore, M.L. 20 vjeçe, e cila u shoqërua menjëherë në spital.

Mjeti me targa AA 950 OM, me drejtues Sh.Halili, 21 vjeç, ka aksidentuar një këmbësoren M.L. 20 vjeçe, e cila u transportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca, për ti ardhur në ndihmë të lënduarës. Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të aksidentit ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin nr 3 për veprimet e mëtejshme.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti