TIRANE - Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e një të moshuare është shënuar ditën e sotme në Tiranë.
 
Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Zhan D’Ark”, ku mësohet se një automjet tip Wolkswagen me targa TR 8133 ka përplasur Lindita Bejtjan 69 vjeç, gjatë kohës që kjo së bashku me bashkëshortin e saj po kalonin rrugën.
 
Pas kësaj autori është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa është arrestuar pak minuta më pas nga ana e policisë.
 
E moshuara, është transportuar me urgjencë në spitalin e Tiranës, ku po merr ndihmën e parë mjekësore. Burime nga bluzat e bardha bëjnë të ditura për A1 Report se fatmirësisht ajo është jashtë rreziku për jetën.
 
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia e cila ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

personi qe aksidentoi bejtjen
(Në foto: Autori i cili aksidentoi të moshuarën)

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)