TIRANË - Një aksident me pasojë plagosjen e një 61-vjeçari ndodhi pasditen e sotme në kryeqytet, kur 2 motorra u përplasën me njëri-tjetrin.

Ngjarja ndodhi pranë një qendre tregtare afër TVSH-së, kur 2 motorra u përplasën me njëri-tjetrin, teksa ishin duke ecur me shpejtësi të madhe.

Kjo mendohet të ketë qenë edhe arsyeja e këtij aksidenti, ndërsa policia nuk përjashton edhe humbjen e kontrollit. Një i ri rreth 20 vjeç po drejtonte motorrin blu, kur u përplas, ndërsa 61-vjeçari ishte drejtuesi i motorrit të bardhë.

Ky i fundit u dërgua me urgjencë në qendrën spitalore Nënë Tereza, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

aksident me motorr me logo
(Në foto: Dy motorrat e aksidentuar dhe ambulaca e policia në vendngjarje)

Redaksia Online
(ac/a.ç/shqiptarja.com)