TIRANË- Një 42-vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi u konstatua nga efektivët e policisë se kishte përshtatur restorantin e tij për përdorim dhe shitje të kokainës. Mësohet se në pranga ka rënë pronari i Bujtinës, i identifikuar si Lutfi Elezi, banues në Tiranë.
Elezi është pronar i një restoranti në zonën e Kasharit. Në kuadër të operacionit të koduar “Bujtina” policia ka bërë të mundur sekuestrimin e një ramë zjarri pistoletë, një sasie kokaine, fishekë luftarakë, një peshore elektronike dhe dy armë të ftohta (thika).
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.