TIRANË- Një automjet ka pësuar rrjedhje gazi në zonën e quajtur Institut, Kamëz në Tiranë. Si pasojë e rrjedhjes së gazi ka shpërthyer një makinë në lëvizje e sipër.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:45. Në automjet udhëtonin së bashku një familje, që kanë shpëtuar mrekullisht. Në makinë çifti i bashkëshortëve kishin edhe dy fëmijë të mitur, por që kanë shpëtuar pa lëndime.
“Më datë 08.12.2022, në orën 21:45, në Institut, afër rrethrrotullimit, automjeti me drejtues shtetasin O. N., banues në Kamës, dyshohet se si pasojë e rrjedhjes së gazit ka shpërthyer në lëvizje e sipër. Në automjet udhëtonin së bashku me drejtuesin e automjetit edhe bashkëshortja shtetasja M. N., me dy fëmijët tyre të mitur. Si pasojë janë dëmtuar lehtë jashtë rrezikut për jetën të katër personat që ndodheshin në automjet dhe pas marrjes së mjekimit janë larguar në banesë”, njofton policia.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.