TIRANE - Një 50-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme si pasojë e ataku kardiak. Shtetasi Gani Hoxha nga Tropoja, me banim në Belgjikë ka qenë duke pirë kafe vetëm në lokal, kur ka pësuar atakun kardiak dhe për pasojë ka humbur menjëherë jetën.
Ngjarja është shënuar mesditen e sotme tek kompleksi “Taiwan” tek parku “Rinia”, ku Hoxha ishte ulur si klient dhe po pinte kafe vetëm. 50-vjeçari njihej si frekuentues i rregullt i kafes në parkun “Rinia”, ndërsa në mesditë si pasojë e një infrakti ka ndërruar jetë.
Qytetarë të shumtë dhe forcat policore janë munduar t’i japin ndihmën e parë, por ka qenë e pamundur që Hoxha të mbahej në jetë.
Grupi hetimor ka nisur menjëherë hetimet dhe po punon për dokumentimin ligjor të ngjarjes. Trupi i të ndjerit u dërgua për në morgun e kryeqytetit, ku do të bëhet dhe ekspertiza mjekoligjore.
Më pas trupi i 50-vjeçarit Gani Hoxha do të tërhiqet nga familjarët për ceremoninë mortore.

(Foto nga vendi i ngjarjes)
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com