TIRANE – Pezullohet nga detyra punonjësi i policisë. i cili dhunoi një adoleshen në kryeqytet, pasi ky i fundit vodhi flamurin kuq e zi nga rruga.
Lajmi bëhet i ditur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, e cila “menjëherë pas marrjes dijeni për veprimet e kundërligjshme të kryera nga një punonjës policie gjatë shoqërimit të një të mituri, është bërë pezullimi nga detyra i këtij punonjësi.”
Pamjet amatore u transmetuan dje në Shqiptarja.com dhe A1Report, ku dukej qartazi se pasi u vu në pranga, adoleshenti u qëllua vazhdimisht nga polici teksa shoqërohej për në makinën e shoqërisë.
Ndërkohë, ndaj tij, nga Drejtoria e Standardeve Profesionale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka filluar ecuria disiplinore për shkeljet e kryera gjatë ushtrimit të detyrës.
“Policia e Shtetit garanton opinionin publik se, si një shërbim në ndihmë të komunitetit, është maksimalisht e angazhuar për garantimin e rendit publik në respekt të plotë të ligjit dhe të lirive e të drejtave të qytetarëve dhe nuk do të tolerohet asnjë shkelje apo abuzim nga ana e punonjësve të policisë gjatë ushtrimit të detyrës, por ndaj tyre do të merren masat e parashikuara në ligj.”, -thuhet në njoftimin për shtyp të policisë së Shtetit.
SHKB NIS HETIMET PER POLICIN
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm (SHKB) ka nisur hetimin ndaj policit, i cili dhunoi një adoleshent në kryeqytet pasi ky i fundit vodhi një flamur nga rruga.
Ministria e Brendshme, lidhur me këtë rast, shprehet se po kryhen të gjitha punimet e duhura për të zbardhur ngjarjen. Sipas burimeve nga kjo ministri, bëhet e ditur se Ministria e Brendshme është “e vendosur për të mos lejuar anjë abuzim nga policët.”
Ngjarja u publikua në media dje, teksa një kamera amatore fokusoi policin që godiste vazhdimisht të riun pasi e kishte vënë në pranga.
NGJARJA
Adoleshenti u dhunua nga forcat e policisë së kryeqytetit pasi hoqi nga një shtyllë në rrugë, flamurin kuq e zi.
Djali është shprehur se e ka bërë këtë veprim pasi ka dashur që në ballkonin e shtëpisë së tij të valëvitej flamuri shqiptar. Por pas këtij veprimi, minoreni është pikasur nga një polic i zonës.
Ndërsa vetëm pak çaste më vonë, siç tregojnë pamjet në këtë video, një tjetër punonjës i forcave të rendit është gjendur në vendngjarje.
Menjëherë pasi i ka vendosur prangat, polici ka filluar ta qëllojë vazhdimisht të riun, edhe pse ky i fundit nuk ka shfaqur asnjë shenjë rezistence.
Duke u shoqëruar drejt makinës së uniformave blu, minoreni është goditur vazhdimisht pas koke nga njëri prej policëve.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com